
Reagim ndaj shkrimit: "Shamia, ana tjetėr e medales!" tė botuar nė gazetėn ditore Kosova Sot me datė 23.06.2010 nga Alma Lama
Znj. Alma Lama, mė me dėshirė kisha dashur tju thosha: e nderuara apo e respektuara znj. Lama, por sipas shkrimit tuaj dhe asaj ēka kuptojmė prej tij, tepėr ėshtė pėr ty edhe Zonjė, sepse njė zonjė (sipas kuptimit tė fjalės) me siguri duhet tė jetė e arsimuar dhe me njė moral tė nivelit tė lartė, kurse me sa shoh juve nuk ju pėrshatet as njėra dhe as tjetra.
Ajo qė mė habit mė sė shumti ėshtė shtrembėrimi i sė vėrtetės qė bėni te shkrimi. Ju me shumė shtrembėrime dhe gėnjeshtra dėshironi tė jepni ngjyrat e asaj qė ne nė fenė Islame e quajmė tė drejtė. Nė atė qė Islami qenka dhunues i drejtėpėrdrejtė te femrat dhe, gjithashtu, me njė mendje tė mprehtė, siē e keni ju, lė tė kuptohet se JU dhe Serbia keni njė mendim pėr sa i pėrket shqiptarėve, se shqiptarėt janė terroristė.
Pikė sė pari, ju gėnjeni se tė premten kanė dalė njė grup besimtarėsh myslimanė nė protestė! Pse shkruani diēka qė nuk keni njohuri? Kishte me mijėra veta, por jo vetėm besimtarė myslimanė, por mbi 20 organizata joqeveritare dhe shumė njerėz qė nuk e praktikojnė fenė islame, mbi tė gjitha, ata, tė gjithė, ishin SHQIPTARĖ. Shikojeni edhe njėherė inēizimin qė doli nė medium, dhe pėr ēudi aty ka mjaft femra qė janė tė pambuluara, a thua vallė kush i manipuloi ato?
Pėrsa i pėrket znj. Sabile, juve jua paska kėputur shpirtin nga dhimbja pėr tė, se njė organizatė paska dashur qė fėmijėn e saj ta mbulojė me dhunė (tė shprehem figurativisht). Ju shumė mirė e thatė pak mė lart si organizatė humanitare, por e devijuat duke larguar edhe atė organizatė humanitare Islame.
Juve zonjė pa pasur as edhe njė informacion tė saktė, gjė qė mė habit fakti se, ju e quani veten ANALISTE, por nuk morėt mundimin tė shkoni dhe tė vizitoni kėto organizata apo nėse tashmė keni qenė te to, ju devijoni tė vėrtetėn. Kam njė pyetje pėr ju: A mund tė ANALIZONI fjalėt e shkruara ORGANIZAT HUMANITARE ISLAME? Me plot tė drejtė dhe me plot fakte e them se kjo organizatė nuk ndihmon vetėm ata qė e praktikojnė islamin, por edhe ata qė nuk e praktikojnė kėtė fe. Pėr tu bindur, mjafton edhe ju, edhe kushdo tjetėr tė vizitojė kėto organizata dhe do tė shihni konceptin e tyre humanitar, si dhe familjet qė ato ndihmojnė.
Me siguri harruat tė cekni si analiste qė jeni edhe organizatat e tjera humanitare qė nuk janė islame.
Ju zonjė kėtė copėz realiteti qė e sollėt e sollėt me plot gėnjeshtra. Ju e cekėt se si qenkeni informuar pėr rastin, se njė burrė e paska mbuluar me dhunė gruan e tij dhe se ajo sakrifikoi lirinė e vetė pėr tė mos u shkurorėzur. Si ANALISTE qė jeni ėshtė dashur tė informoheni dhe tė dini se rreth mėnyrės sė mbulesės:
1. Tė pyetni personat qė predikojnė fenė, qoftė ata me mjekra tė gjata dhe pantallona tė shkurtra, qoftė ata pa mjekrra dhe me pantallona tė gjata, se, nė fenė Islame, a ka tė drejtė burri tė detyrojė gruan me dhunė tė mbulohet.
2. Tė lexoni nė Kuran-in famėlart dhe nė transmetimet, siē predikonte Muhammedi (paqja dhe mėshira qoftė mbi tė), pėr dhunėn nė islam rreth ēėshtjeve ndaj individit tjetėr nė shoqėri.
3. Ti pyesni tė gjitha ato femra shqiptare, tė ēfarėdo lloj moshe se a janė tė mbuluara me dhunė, siē thoni ju.
Sipas juve, thoni se femra duhet tė arrijė moshėn e pjekurisė pėr tė kuptuar se ēdėshiron tė bėjė ajo me mbulesėn. Nėse kjo ėshtė ashtu si thoni ju, atėherė, nga e merrni tė drejtėn tė jepni mendimin tuaj nė emėr tė tė gjithė prindėrve se nuk duhet mbuluar? Kėtė e them si njė llojė kundėrpėrgjigje, se nėse fėmija deri nė moshėn e pjekurisė nuk ditka tė vendosė se ēfarė ėshtė e drejtė dhe ēfarė nuk ėshtė pėr tė atėherė si u bė qė njėri prind e paska me tė drejtė tė thotė se fėmija nuk duhet tė mbulohet kurse tjetri e paska gabim tė thotė se bėn tė mbulohet? Kush imponon kėtu?
Nuk mund tė kuptoj, se ku aludoni ju se paska femra qė shaminė e mbajnė nė kokė (si detyrim fetar), kurse nė anėn tjetėr po mbakan bluza tė hapura (ekspozojnė trupin)! Pėr sa i pėrket xhinseve qė ju i pėrmendni nė kėtė shkrim, a nuk keni sytė kur dilni nė rrugė dhe shihni sa e sa femra tė mbuluara mbajnė xhinse (por nė pėrcaktim tė rregullave fetare duke mos vijėzuar trupin) pa bluza tė hapura, siē thoni ju?
Nėse ju keni diē personale ndaj fesė Islame kjo nuk mė brengos aspak, sepse tek ne kemi respektin ndaj gjithė atyre pjesėtarėve qė i pėrkasin fesė tjetėr. Pėr kėtė All-llahu i Gjithėfuqishėm nė raste tė kėtilla na thotė tju themi: Ju keni fenė tuaj, kurse ne kemi tonėn! (EL-KAFIRUN 109:6) dhe pėr mua nuk ka problem mendimi juaj, pėrderisa nuk mė ofendoni si pjesėtarė i fesė Islame qė i pėrkas. Nuk do tė kasha reaguar ndaj shkrimit tuaj sikur tė mos kishte kaq shumė gėnjeshtra, tė pavertėta, pra, ky shkrim ka pėr qėllim dezinformimin, kurse unė dua tė paraqes realitetin te lexuesit.
Ju hidhni helmin tuaj ndaj tė gjithė atyre qė nuk mendojnė njėjtė si ju, por mė lejoni tju them, qė tė kuptoni njėherė e mirė, nėse nė njė rast ka ndodhur qė dikush me dhunė tė mbulojė gruan e tij nuk do tė thotė se tė gjithė e kanė bėrė kėtė, dhe ajo qė mė shqetėson mė sė shumti ėshtė ANALIZA e shtrembėr juaja nė Ford dix se shqiptarėt nga infiltrimi i organizatave tė huaja paskan bėrė akt terrori.
Zonjė ēka dėshironi tė pėrgatisni? Ku ėshtė qėllimi i kėsaj analize tė poshtėr? A keni njohuri se deri nė vitet 50-60 shumica e nėnave tona dhe motrave tona ishin tė mbuluara dhe me ardhjen e komunizmit me dhunė u hoq mbulesa? A dini tė bėni analizė pėr historinė e popullit shqiptar? Ju lutem, ma gjeni vetėm njė shqiptar qė ėshtė duke jetuar nė Kosovė, tė ēfarėdolloj feje qoftė qė urren SHBA-tė dhe shtetet e tjera qė ndihmuan ēlirmin e Kosovės? A ekziston traditė shqiptare qė mikun ta mbysim pas shpine? A ekziston njė shqiptar qė ėshtė duke jetuar nė Kosovė qė nuk mban mend ndihmėn e SHBA-ve (qė ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė ė pranishme) qė ėshtė duke e bėrė pėr Kosovėn? Nėse ka tė tillė atėherė 100% e qytetarėve ėshtė kundėr tij, sepse ai njeri nuk ka mendje tė shėndoshė! Por zonjė, ky shkrim po i gjason deklaratave tė rrejshme sebe pėr terroristėt shqiptarė.
Zonjė ju thoni se paskemi tė drejtė kushtetuese tė protestojmė dhe nė bazė tė shkrimit tuaj nuk paskemi tė drejtė pjesėmarrje nė shoqėrinė e Kosovės! Mė lejo tė bėj njė pyetje: Ne nuk jemi shqiptarė? Ne nuk duhet, sipas juve, tė jetojmė tė lirė nė Kosovė, nuk i takojmė themelimit tė kėtij shteti? Nuk dhanė ky grup myslimanė, siē i quani ju, bijtė dhe bijat e tyre, nė ēlirimin e kėtij vendi, ku sot ju villni vrerė ndaj tyre? Kush po mundohet ta pėrēaj popullin nėse jo ju mė shkrime tė tilla? Kush dėshiron tė nxisė urrejtje fetare dhe kombėtare?
Zonjė a mund tė analizoni fjalėn liri? Nėse po, atėherė populli thotė nėse nė njė shportė me molla ėshtė njė e kalbur, mos i hidhni tė gjitha, por largoni vetėm tė kalburėn se kėshtu tė tjerat do tė rrinė tė shėndosha, por nėse e lini nė shportė do ti kalbė tė gjitha! ZONJĖ largohu nga shporta JU me gėnjeshtrat tuaja dhe AI qė me dhunė dėshiron tė arrijė qėllimin e tij duke u fshehur pas Fesė ISLAME apo edhe KRISHTERE, mos na e kalbni shoqėrinė!.
Lulzim Islami
Dėrgo njė Koment