ForumiRinor.net Forum Index Lajme KOSOVĖ Serbėt vetė e kėrkuan |
Duke lexuar kete teme:
1 Anonim
Fundi Tema e meparshme Tema e ardheshme |
| |
|
|---|
| Autor | Thread |
|---|
|
Serbėt vetė e kėrkuan | #1 |
||
|---|---|---|---|---|
|
AlbaBOT
Bashkangjitur: 2009/5/27
Nga Google
Postime: 399
Grupi:
Anėtar Robot ![]() |
![]() Duke u shprehur nė lidhje me Serbinė, Sejdiu tha se ishte vetė ajo qė kėrkoi shpjegimin juridik nė Hagė tė vendimit pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės dhe tani e mori pėrgjigjen qė kėrkonte. Pas mbėshtetjes qė na dha Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, shpresojmė qė Kosova tė krijojė edhe bonusin e nevojshėm pėr tė qenė edhe anėtare e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Kėshtu ėshtė shprehur presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, nga Tirana ndėrsa ka zhvilluar njė takim informal me homologun e tij Bamir Topi, duke mos harruar tė pėrmendė faktin se Shqipėria mbetet njė mbėshtetėse e madhe e kauzės kosovare dhe se ka bėrė njė investim tė madh nė kėtė drejtim. Dita e shpalljes sė vendimit nga ana e GJND-sė, mund tė cilėsohet si njė ditė e rėndėsishme pėr ne, pasi i jepet njė mbėshtetje e fuqishme lirisė dhe drejtėsisė njerėzore ndaj atij verdikti tė madh tė shpallur nė 17 shkurt 2008, siē ishte pavarėsia e Kosovės, u shpreh mė tej, kreu i shtetit tė Kosovės. Sipas tij, ka ardhur njė kohė e re, nė tė cilėn e ftojmė qė edhe Republika e Serbisė tė jetė pjesėmarrėse nė tė mirė tė zhvillimit tė proceseve integruese tė rajonit tė Ballkanit. Duke u shprehur mė tej posaēėrisht nė lidhje me Serbinė, Sejdiu tha se ishte vetė ajo qė kėrkoi shpjegimin juridik nė Hagė tė vendimit pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės dhe tani e mori pėrgjigjen qė kėrkonte. Serbėt vetė e kėrkuan, vendimi tani ėshtė dhėnė dhe kėshtu janė kėputur tė gjitha dyshimet e ngritura prej tyre, sqaroi Sejdiu pėr kėtė ēėshtje. Nė fund tė deklaratės sė tij, ai tha se ky ėshtė zhvillim i njė ere tė re, ku ne mund tė pimė njė kafe nė Tiranė e mė pas tė kthehemi nė Prishtinė. Rrota e historisė nuk mund tė ndalet dhe tė kthehet pas, u shpreh Sejdiu nė fund. Topi: GJND shtoi kredibilitetin e Kosovės Me presidentin Fatmir Sejdiu, ndamė gėzimin e pėrbashkėt pėr vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, qė sanksionoi legjitimitetin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, si njė shtet i lirė, sovran dhe i pavarur. Kjo ka qenė deklarata e menjėhershme e bėrė nga presidenti i Republikės Bamir Topi, pas takimit informal tė zhvilluar me homologun e tij kosovar, i cili ka mbėrritur nė Tiranė pėr njė vizitė dy ditė pas seancės vendimtare tė GJND-sė mbi gjykimin e pavarėsisė sė Kosovės. Vendimi i GJND-sė shton nė mėnyrė tė ndjeshme kredibilitetin e shtetit tė ri tė Kosovės, duke e ftuar atė drejt njė ecje tė re, njohjeve tė reja dhe drejt njė bashkėpunimi mė institucional nė rajonin e Ballkanit, tha ai. E pėrgėzoj Sejdiun pėr rolin e tij, sė bashku me lidershipin e politikės nė Kosovė pėr ndryshimin e imazhit tė kėtij vendi, nė kėtė periudhė e cila ka qenė vendimtare pėr zhvillimin e tij, shtoi mė tej kreu i shtetit shqiptar. Sipas tij, ėshtė fakt se gjatė kėsaj periudhe ka patur njė pulsion tė rėndėsishėm diplomatik nga Kosova dhe Shqipėria pėr tė njohur zyrtarizimin e Kosovės si shtet i pavarur. E duke interpretuar sėrish impaktin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, ai tha ajo mbetet njė re nė zhvillimin rajonal, ku faktorėt ndihen mė tė ēliruar. Uroj qė edhe Serbia ta bėjnė kėtė. Janė ata qė e kėrkuan kėtė dhe janė ata tė parėt qė duhet ta pranojnė vendimin e asaj gjykate. GJND vėrtetoi nė mėnyrė shumė profesionale pavarėsinė e Kosovės, tha Topi. /noa/ |
|||
|
_________________
This is an automatically sent message, i'm Robot please do not reply! |
||||
Postuar me: 2010/7/25 19:07
|
||||
Fillimi Tema e meparshme Tema e ardheshme |
|
Opsionet e temes
Printo temen
Threaded
Newest First
AlbaBOT
Vizito faqen






Ti nuk mund te fillosh teme te re.
Ti mund te lexosh temat.