| Ballina | Lajmet | Forumi | Foto Albumi | Video | Foto Galeria | Sondazhe | MP3 Shqip | Web Links | Chat | Kontakt |  
Kyqu
Emri pėrdorues:

Fjalėkalimi:


Harove Fjalekalimin?

Regjistrohu!
Menu
Kush ėshte nė linjė
7 vizitorė janė nė linjė (6 vizitorė kanė hapur Forumi)

Antarė: 0
Vizitorė: 7

mė shumė...
Kėrko
Nėse kjo ėshtė vizita juaj e parė nė forum, ju duhet tė Regjistroheni perpara se tė postoni: klikoni mbi butonin mė lart qė tė filloni regjistrimin. zgjidhni forumin qė ju pėlqen nga lista mė poshtė.

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

ForumiRinor.net Forum Index
   Tema Tė Lira
  Seleksioni Natyror Ose Perzgjedhja Natyrore

Duke lexuar kete teme:   1 Anonim

 

 Fundi   Tema e meparshme   Tema e ardheshme
Autor Thread
Seleksioni Natyror Ose Perzgjedhja Natyrore
#1
Anėtarė me Pėrvojė
Bashkangjitur: 2009/10/2
Nga
Postime: 86
Grupi:
Anėtar
Offline
Shkruar nga Fethullah Gülen


Njėra prej teorive tė sajuara nga evolucionistėt pėr tė mbėshtetur teorinė e tyre evolucioniste ėshtė seleksioni natyror ose shqip, pėrzgjedhja natyrore. Sipas tyre, fatkeqėsitė e ndryshme, pėrmbytjet, shembjet, karakteri persekutues dhe shkatėrrues i dukurive dhe ngjarjeve i marrin me vete qeniet pa qėndresė dhe pas mbeten qeniet e fuqishme e tė qėndrueshme.

Para sė gjithash, nuk e di se sa ėshtė e mundur tė ngrihet lidhje mes kėsaj dhe evolucionit, sepse nuk ka ndonjė shenjė se gjallesat e mbetura nė kėmbė pas kėtyre lloj fatkeqėsive kanė ndėrruar lloj. Edhe nėse thuhet se, me kohė, disa lloje kafshėsh janė asgjėsuar, nuk mund tė thuhet as se fosilet e tyre kanė dalė nė shesh si lloje tė reja, as se llojet qė kanė mbetur pas ose individėt e fuqishėm tė mbetur gjallė pas ndonjė fatkeqėsie janė hedhur nė njė lloj tjetėr mė tė lartė. E dyta, brenda ēdo lloji gjallesash ka edhe tė fuqishėm, edhe tė dobėt qė rrojnė sė bashku, ndėrkaq qė pas kėtij fakti fshihen urtėsi tė jashtėzakonshme tė Zotit. Ushqimi me mish i disa llojeve formon nė natyrė njė zinxhir ushqimor, nė sajė tė tė cilit realizohet dhe vazhdon sistemi ekologjik. Po tė mos ishte dhe ndodhte kėshtu, pra, po qe se tė gjithė individėt e tė gjitha llojeve tė kafshėve mishngrėnėse do tė ishin tė fuqishėm sa tė mos binin pre e njėri-tjetrit, kafshėt mishngrėnėse do tė asgjėsoheshin, kurse kafshėt e tjera do tė shtoheshin nė mėnyrė tė jashtėzakonshme duke e tronditur nga rrėnjėt ekuilibrin ekologjik. Kjo dukuri e vėrejtur nė botėn e kafshėve ėshtė njė faktor i rėndėsishėm qė u jep mundėsi llojeve qė kanė pėr ushqim individėt e dobėt tė llojeve tė tjera ta vazhdojnė ekzistencėn e tyre.

Kėtu duhet shėnuar edhe se asgjėsimi i individėve tė dobėt tė njė lloji nuk bėn qė brezat e ardhshėm tė atij lloji tė dalin vetėm me individė tė fuqishėm ose pėrgjithėsisht mė tė fuqishėm. Nė ēdo brez do tė ketė gjithmonė tė fuqishėm e tė dobėt dhe, pėrsėri, individėt e dobėt, tė plakur dhe ata qė nuk mund ta pėrballojnė jetesėn e tufės, bėhen ushqim pėr kafshėt mishngrėnėse e tė egra, kurse lloji do tė vazhdojė nė rrugėn e vet tė jetės.

Duke u nisur nga kjo, themi se duke e konsideruar jetėn si identitet tė luftės pėr ekzistencė dhe duke e pėrgjithėsuar njė ngjarje tė vetme pėr jetėn e tė gjitha gjallesave (kafshėve), evolucionistėt dhe natyralistėt kanė kryer njė krim tė madh. Sipas tyre, qėllimi i vetėm i jetės ėshtė mbetja gjallė, prandaj dhe pėrbėhet nga gjetja dhe sigurimi i ushqimit. Evolucionistėt, natyralistėt dhe materialistėt qė e kanė vlerėsuar po kėshtu edhe jetėn e njeriut, e kanė parė pothuaj si njė tė drejtė tė natyrshme mbetjen gjallė tė tė fuqishmėve nė dėm tė tė dobtėve, qėllimin final tė jetės sė njeriut e kanė kuptuar si ushqyerje dhe riprodhim, pėr rrjedhojė, edhe e kanė legjitimuar shfrytėzimin mes njerėzve dhe kombeve duke ia prerė rrugėn ndihmės reciproke, edhe njeriun, duke e zhveshur prej tė gjitha vlerave tė larta qė bart, e kanė zbritur nė njė nivel tė ulėt, madje nėn kafshėt. Mirėpo nė jetė lufta ėshtė aksidentale, kurse ndihma reciproke, esenciale. Bota qėndron nė kėmbė nė saje tė ndihmės reciproke mes tė gjitha qenieve. Ajo qė i bie njeriut pėr detyrė, ėshtė ta bėjė tokėn jo arenė lufte, pėrleshjeje e grindjeje, por djep ndihme reciproke dhe vėllazėrie. Kurse evolucionistėt e paraqesin ēėshtjen krejt ndryshe, pra dhe s'mund tė thuhet se s'janė fajtorė pėr fatkeqėsitė mbarėbotėrore tė 1-2 shekujve tė fundit, si luftėrat dhe revolucionet; ata i shohin si "tė natyrshme" tragjeditė, kolonializmin ndėrkombėtar, tregtinė e skllevėrve, dallimin racor dhe sundimin e forcės mbi tė drejtėn qė njihen nė histori, pra dhe nuk mund tė thuhet se s'i legjitimojnė kėto. Me tė vėrtetė, themeluesi i komunizmit, Karl Marksi, qė e ka ngritur dhe mbėshtetur teorinė e vet historike mbi kėtė themel, i detyrohet shumė Darvinit dhe nuk ėshtė e rastit qė komunistėt janė, ndėr materialistėt, apologjetėt mė tė pasionuar tė evolucionit. Sepse evolucioni ėshtė edhe njė nga mbėshtetjet themelore tė ateizmit. Fundja, nė njė masė tė madhe si rrjedhojė e kėtyre faktorėve evolucioni mbahet me kėmbėngulje nė rend tė ditės nė mjediset shkencore dhe dėftohet si dogmė, si ideologji. Por sa e ēuditshme dhe kontradiktore ėshtė qė tė njėjtat mjedise, shpesh ose pėrgjithėsisht, e paraqesin veten si kampionė tė mbrojtjes sė tė drejtave tė njerėzve, tė tė shtypurve, tė lirive themelore e, veēanėrisht, tė lirisė sė mendimit, tė paqes sė pėrgjithshme duke mos i lėshuar vend askujt tjetėr!

Nė kundėrshtim me pretendimet e evolucionistėve mbi seleksionin natyror, fatkeqėsitė e mėdha e tė papėrmbajtshme, si pėrmbytjet, tėrmetet, shembjet, etj., marrin me vete, krahas tė dobtėve, edhe tė fuqishmit. Nga ana tjetėr, nė kuadrin e artit, ligjshmėrisė dhe veprimtarisė ekzekutive tė Allahut, ka miliona vite qė tė dobėtit jetojnė pranė e pranė me tė fuqishmit dhe qė, pėr rrjedhojė, ka miliona vjet qė ekuilibri ekologjik, harmonia dhe pėrsosmėria nė natyrė vazhdojnė tė ekzistojnė dhe veprojnė pa marrė asnjė plagė.

Sot, paleontologjia, nė kundėrshtim me mendimin evolucionist, thotė se qysh nė krye tė herės kanė jetuar sė bashku njėqelizorėt tė konsideruar si qenie primitive me bretkosat, zvarranikėt, zogjtė dhe gjitarėt si qenie mjaft komplekse.

Pėr shembull, fosilet bimore si Neoplina qė pretendohet tė jetė fshirė nga ekzistenca me anė tė pėrzgjedhjes natyrore 300-400 milion vjet mė parė, Coelacanth qė pranohet tė ketė jetuar 70 milion vjet mė parė, Crinoid qė thuhet se ka jetuar 565 milion vjet mė parė, Limulus qė konkludohet tė ketė jetuar 225 milion vjet mė parė dhe Gunt-Flinti 2 miliard vjeēar e qindra tė tjerė qė jetojnė ende sot, janė dėshmitarė tė faktit se evolucioni nuk ka vend as nė tokė e as nė qiell. Duke e pohuar kėtė, njė sėrė evolucionistėsh tė moderuar nuk ngurrojnė tė thonė se grupe tė mėdha kafshėsh tė larta si peshqit, zvarranikėt dhe gjitarėt janė shfaqur nė tokė pėrnjėherėsh.

Shkurt, edhe pėrzgjedhja natyrore qė pėrdoret shpesh si argument nė evolucion, s'ėshtė gjė tjetėr veē njė hipotezė e dobėt, e paqėndrueshme dhe e errėt. Vėzhgimet shkencore nuk kanė vėrtetuar as fshirjen e tė dobtėve prej llojit pėr shkak tė rrethanave dhe as zotėrimin e tė fuqishmėve mbi jetėn duke sjellė pėrmirėsimin e tė dobtėve, siē pandeh mendimi evolucionist. Pėr rrjedhojė, ajo ēka dėgjohet nė gjoksin e qenies nuk janė vetėm qeshjet e tė fuqishmėve dhe rėnkimet e vdekjes sė tė dobtėve. Edhe nėse nė historinė e njeriut hasen herė pas here pamje tė tilla, e pėrgjithshmja karakterizohet nga sundimi i tė drejtės, dhembshuria dhe mėshira e tė pasurve pėr tė varfėrit dhe tė dobėtit, ndjenja e falenderimit tė tė varfėrve dhe tė tė dobtėve pėr tė pasurit dhe tė fuqishmit. Kjo ka pėrbėrė vijėn historike tė njerėzimit dhe nė kėtė vijė ka ardhur historia e njerėzimit gjer nė ditėt e sotme.
Postuar me: 2010/7/25 12:42
Create PDF from Post Print
Fillimi
 Fillimi   Tema e meparshme   Tema e ardheshme

 


 Ti nuk mund te fillosh teme te re.
 Ti mund te lexosh temat.
 Ti nuk mund replikosh.
 Ti nuk mund ndryshosh postimin tend.
 Ti nuk mund te fshish postimin tend.
 Ti nuk mund te krijosh sondazh.
 Ti nuk mund votosh ne sondazh.
 Ti nuk mund bashkangjesesh datoteke.
 Ti nuk mund postosh pa aprovim.

© 2007-2010 ForumiRinor.net - Rinia, Forca e njė Kombi™ | Developed by: Just5 Studio