| Ballina | Lajmet | Forumi | Foto Albumi | Video | Foto Galeria | Sondazhe | MP3 Shqip | Web Links | Chat | Kontakt |  
Kyqu
Emri pėrdorues:

Fjalėkalimi:


Harove Fjalekalimin?

Regjistrohu!
Menu
Kush ėshte nė linjė
7 vizitorė janė nė linjė (5 vizitorė kanė hapur Forumi)

Antarė: 0
Vizitorė: 7

mė shumė...
Kėrko
Nėse kjo ėshtė vizita juaj e parė nė forum, ju duhet tė Regjistroheni perpara se tė postoni: klikoni mbi butonin mė lart qė tė filloni regjistrimin. zgjidhni forumin qė ju pėlqen nga lista mė poshtė.

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

ForumiRinor.net Forum Index
   Tema Tė Lira
  Selamun Alejkum....

Duke lexuar kete teme:   1 Anonim

 

 Fundi   Tema e meparshme   Tema e ardheshme
12>
Autor Thread
Selamun Alejkum....
#1
Anėtarė me Pėrvojė
Bashkangjitur: 2009/10/2
Nga
Postime: 86
Grupi:
Anėtar
Offline
Muhamedi a,s ka than ; Nuk do te hyni ne Xhenet deri sa nuk keni Iman (BESIM) nuk dote keni besim derisa nuk duheni njeri me tjetrin>
pastaj ka vazhduar dhe ka than: A deshironi tju mesoj dicka qe do te ju shti te duheni njeri me tjetrin ? te pranishmit kan than PO ja resulullah Muhamedi a,s vazhdoj dhe ju tha shperndajeni SELAMIN ....
dmth pershendetni sa ma shum me pershendetjen islame eselamu alejkum....

andaj te respektuar antar te besimit islam sa e perdorini selamin ju me shoqerin , ne familjen , eme miqet tuaj ....
pergjogjuni :
selam alejkum???????
dhe le te jet si pershendetje kur te hyme ne forume.... kjo tem ...
Postuar me: 2010/5/23 22:43
Create PDF from Post Print
Fillimi
Re: Selamun Alejkum....
#2
Anėtarė me Pėrvojė
Bashkangjitur: 2009/10/2
Nga
Postime: 86
Grupi:
Anėtar
Offline
selamun alejekum .Paqja dhe meira e All-llahur qoft mi ju antare te respektuar..uro te kaloni bukure..
Postuar me: 2010/5/24 12:08
Create PDF from Post Print
Fillimi
  •  Harith
      Harith
Re: Selamun Alejkum....
#3
ForumiRinor.net
Bashkangjitur: 2009/9/11
Nga
Postime: 321
Grupi:
Anėtar
FR CREW
Offline
Paqja, meshira dhe begatia e Allahut qoft edhe mbi ju
Uroj edhe ju te kalni bukur
_________________
Now I know the world is not good white and the people not all heart red with smile
Postuar me: 2010/5/24 13:25
Create PDF from Post Print
Fillimi
  •  Uzurmishti
      Uzurmishti
Re: Selamun Alejkum....
#4
Anėtarė me Pėrvojė
Bashkangjitur: 2010/3/12
Nga
Postime: 66
Grupi:
Anėtar
Offline
Esselamu Alejkum te dashur vellezer dhe motra.

Kerkoj falje qe nderhyje ne kete teme te qelluar.Rendesia e Selamit nuk ka se si te pershkruhet kur vete fjala Islam rrjedh nga rrenja madheshtore e fjales SELAM.

Ajo qe dua te paraqes ketu eshte qe dhenja dhe marrja e Selamit duhet te shqiptohet ashtu siē duhet te shqiptohet.Duhet njehere e pergjithmone te evitohet perdorimi i Selamit ne menyre jo te drejte,ne menyre te gabuar,nga musliman si dhe hoxhallare te cilet me nje fjale perdhosin kete rregull.

Dhenja ne menyre te drejte e Selamit eshte:"Esselamu Alejkum",kurse marrja :"Ue Alejkumusselam".
Postuar me: 2010/5/24 16:57
Create PDF from Post Print
Fillimi
Re: Selamun Alejkum....
#5
Anėtarė me Pėrvojė
Bashkangjitur: 2009/10/2
Nga
Postime: 86
Grupi:
Anėtar
Offline
Selamun alejkum anatre te respektuar uroj te kaloni edhe ket dite pa mekate ..dhe duke aritur kenqasin e All-llahut xh,sh.
Postuar me: 2010/6/13 11:36
Create PDF from Post Print
Fillimi
  •  dasaaa
      dasaaa
Re: Selamun Alejkum....
#6
ForumiRinor.net
Bashkangjitur: 2009/9/24
Nga Atu ku folet vetem shqip
Postime: 1264
Grupi:
Anėtar
FR CREW
Offline
Quote:

Princo:
Selamun alejkum anatre te respektuar uroj te kaloni edhe ket dite pa mekate ..dhe duke aritur kenqasin e All-llahut xh,sh.

We alejkum selam AMIN
Postuar me: 2010/6/13 12:47
Create PDF from Post Print
Fillimi
  •  Uzurmishti
      Uzurmishti
Es-selamu Alejkum
#7
Anėtarė me Pėrvojė
Bashkangjitur: 2010/3/12
Nga
Postime: 66
Grupi:
Anėtar
Offline
Historiku i pėrshėndetjes islame ‘selam’

"Selami" ka njė histori tė gjatė te njerėzimi nė pėrgjithėsi. Realisht ajo ėshtė e vjetėr sa edhe vetė njeriu. Nė hadithe tė Pejgamberit a.s. vėrtetohet se prej normave morale tė mirėsjelljes, qė Allahu i Madhėruar i pati mėsuar njeriut tė parė Ademit a.s., menjėherė pas krijimit tė tij, kishte qenė edhe mėsimi i pėrshėndetjes ‘es-selamu alejkum’
Nė hadithin qė e transmeton Imam Buhariu nga Ebu Hurejra r.a., Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
فَلَمَّا خَلَقَهُ قَالَ اذْهَبْ فَسَلِّمْ عَلَى أُولَئِكَ النَّفَرِ مِنْ الْمَلَائِكَةِ جُلُوسٌ فَاسْتَمِعْ مَا يُحَيُّونَكَ فَإِنَّهَا تَحِيَّتُكَ وَتَحِيَّةُ ذُرِّيَّتِكَ فَقَالَ السَّلَامُ عَلَيْكُمْ فَقَالُوا السَّلَامُ عَلَيْكَ وَرَحْمَةُ اللَّهِ فَزَادُوهُ وَرَحْمَةُ اللَّهِ
"Pasi qė Allahu e krijoi Ademin a.s. i tha atij: shko dhe jepju selam atij grupi tė melaqeve qė qėndrojnė ulur dhe dėgjoji mirė se si po ta kthejnė pėrshėndetjen, sepse ajo do tė jetė pėrshėndetja jote dhe e pasardhėsve tu. Ai (Ademi a.s.) u tha: es-selamu alejkum!” Ata ia kthyen: es-selamu alejke ve rahmetullahi. Pra ia shtuan fjalėn ‘ve rahmetull-Llahi’."
Ky hadith na qartėson dy tė vėrteta: 1. tė vėrtetėn, se "selami" historikisht prinė ndaj ēdo forme tjetėr tė pėrshėndetjeve, dhe 2. se "selami" si pėrshėndetje nuk fillon vetėm me zbritjen e Kur’ani dhe dėrgimin e Muhamedit a.s. pėr pejgamber, por ajo ėshtė shumė e herėshme. Ky ėshtė edhe njė argument shtesė se "selami" nuk ėshtė aspak pėrshėndetje eskluzive e arabėve, por e tė gjithė njerėzve (muslimanėve), sepse Ademi a.s. ėshtė babai i tė gjithė njerėzve.
Edhe mė shumė se kaq, po ashtu nga historia do tė vėrtetojmė se ‘selami’ si pėrshėndetje islame, e ka trasuar rrugėn e vet origjinale pėr gjatė gjithė historisė sė njerėzimit, nė ēdo epokė. Nė Kur’anin famėlartė lexojmė se, kur Ibrahimit a.s. i kishin ardhur dy melekė myzhdegji (sihariques) pėr lindjen e ardhshme tė djalit tė tij tė ardhshėm Ismailit a.s., pikėrisht "selami' kishte qenė pėrshėndetja ndėrmjet tyre. Le ta lexojmė ajetin kur’anor qė saktėsisht na rrėfen kėtė ngjarje:
وَلَقَدْ جَاءَتْ رُسُلُنَا إِبْرَاهِيمَ بِالْبُشْرَى قَالُوا سَلَامًا قَالَ سَلَامٌ فَمَا لَبِثَ أَنْ جَاءَ بِعِجْلٍ حَنِيذٍ
"Edhe Ibrahimit i patėn ardhur tė dėrguarit (engjėjt) tanė me myzhde dhe i thanė: ‘selam’. Ai u pėrgjegj: "Gjithnjė paqi selam" dhe nuk vonoi t’ju sjellė njė viē tė pjekur" (Kur’ani, Hud: 69).

"Selami" si pėrshėndetje ėshtė obligim pėr muslimanėt

"Selami", pa dyshim konsiderohet prej ēėshtjeve obligative pėr muslimanėt. Nė konceptin islam, pėrshėndetja islame ‘selam’ ėshtė e pazėvendėsueshme me asnjė pėrshėndetje, sepse ėshtė pėrshėndetje qė Allahu e ka urdhėruar, kurse i Dėrguari i Tij s.a.v.s. na ka mėsuar se si ta aplikojmė nė jetėn tonė tė pėrditshme. Aplikimi i tij, nuk ėshtė ēėshtje vullneti, por ėshtė ēėshtje urdhėri dhe detyrimi. Zėvendėsimi pa arsye me ndonjė pėrshėndetje tjetėr, konsiderohet akt i palejueshėm. Sepse, nė ajetin e mėposhtėm, Allahu i Madhėruar ‘selamin’ e ka vėrtetuar se ėshtė pėrshėndetje prej Allahut dhe ėshtė e bekuar nga Ai. I Lartėmadhėruari nė Kur’an thotė:
فَإِذَا دَخَلْتُمْ بُيُوتًا فَسَلِّمُوا عَلَى أَنْفُسِكُمْ تَحِيَّةً مِنْ عِنْدِ اللَّهِ مُبَارَكَةً طَيِّبَةً كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمُ الْآَيَاتِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ
"… Kur tė hyni nė ndonjė shtėpi pėrshėndetni (ata qė janė nė to) me njė pėrshėndetje tė caktuar nga Allahu (me selamun alejkum) qė ėshtė e bekuar dhe e kėndshme. Kėshtu Allahu ua sqaron argumentet qė t’i kuptoni." (Kur’ani, En-Nur:61).
Edhe Pejgamberi a.s., e ka obliguar pėrshėndetjen me ‘selam’. Transmetohet nga Bera bin Azib r.a., i cili ka thėnė:
أَمَرَنَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِسَبْعٍ وَنَهَانَا عَنْ سَبْعٍ فَذَكَرَ عِيَادَةَ الْمَرِيضِ وَاتِّبَاعَ الْجَنَائِزِ وَتَشْمِيتَ الْعَاطِسِ وَرَدَّ السَّلَامِ وَنَصْرَ الْمَظْلُومِ وَإِجَابَةَ الدَّاعِي وَإِبْرَارَ الْمُقْسِمِ
"Na ka urdhėruar Pejgamberi s.a.v.s. pėr shtatė gjėra dhe na ka ndaluar nga shtatė tė tjera. Na ka urdhėruar pėr: vizitėn ndaj tė sėmurit, faljen e namazit tė xhenazės, lutjen pėr shėndet ndaj atij qė teshtit, kthimin e selamit, ndihmėn ndaj tė tė dėmtuarit, pėrgjigjen ndaj ftuesit dhe pėrmbushjen e betimit."
Ndėrsa nė njė hadith tjetėr, Pejgamberi a.s., urdhėron qė ‘selami’ si pėrshėndetje, tė prijė para ēdo bisede tjetėr me rastin e takimit me ndonjė njeri (musliman). Ai thotė:
من بدأ بالكلام قبل السلام فلا تجيبوا حتي يبدأ بالسلام
"Kush ju flet juve para se t’ju japė selam, mos iu pėrgjigjuni derisa tė fillojė me selam".
Tė kėsaj natyre, hadithet vėrtet janė shumė. Po kėshtu nėpėr hadithe tė shumta mėsohen rregullat e dhėnies ‘selam’ tė tjerėve. Pėr shembull kalorėsi i jep ‘selam’ kėmbėsorit, ndėrsa kėmbėsori i jep ‘selam’ atij qė ėshtė ulur. Pastaj i riu, fillon i pari me ‘selam’ ndaj mė tė moshuarit, grupi mė i vogėl e pėrshėndet grupin mė tė madh, e kėshtu me radhė.
Postuar me: 2010/6/13 19:59
Create PDF from Post Print
Fillimi
  •  Uzurmishti
      Uzurmishti
Re: Es-selamu Alejkum
#8
Anėtarė me Pėrvojė
Bashkangjitur: 2010/3/12
Nga
Postime: 66
Grupi:
Anėtar
Offline
Domethėnia e pėrshėndetjes “es-selamu alejkum”

Pėrshėndetja islame ‘selam’ me tė vėrtetė ka domethėnie tė gjerė. Ajo karakterizohet me njė kuptim unikat nė gjuhėn arabe, ndėrsa pėrkthimi i saj bukval nė gjuhėn shqipe, po thuajse ėshtė i pamundur. Kur i hapim fjalorėt e gjuhės, vėrejmė dhe vėrtetojmė se nocioni ‘selam’ ka mė shumė se njė, dy, tre, katėr, pesė e mė tepėr kuptime tejet domethėnėse. Teufik Muftići, ne lidhje me domethėnien e nocionit ‘selam’ numron kėto kuptime. Sipas tij ‘selam’ do tė thotė: tė jesh shėndosh e mirė; tė jesh i padėmtuar; i sigurtė; i dėlirė, i panjollė, shembullor; tė jesh besnik, tė dėshmohesh; tė jesh i pėrkushtuar (Zotit); shpėtim; mirėqenie; paqeje, etj.[2] Pėrveē kėsaj, ‘selam’ ėshtė edhe fjalė e Allahut tė Madhėruar, sikurse i Lartėmadhėruari thotė:
سَلَامٌ قَوْلًا مِنْ رَبٍّ رَحِيمٍ
“…Selam, thėnie e Zotit Mėshirues” (Kur’ani, Jasin:58). Edhe mė shumė, ‘selam’ ėshtė edhe njėri nga emrat e bukur tė Allahut tė Madhėruar.
Ndėrsa, morfologjikisht, pėrkufizimi ‘es-selamu alejkum’ pėrbėhet nga dy pjesė: es-selamu dhe alejkum, qė do tė thotė ‘selami qoftė mbi ju’. Kėsaj fraze i mbėshtetet edhe fjala tjetėr kompletuese: ve rahmetullahi (mėshira e Allahut). Pra, es-selamu alejkum ve rahmetullahi – selami dhe mėshira e Allahut qofshin mbi ju. Ndėrsa kur kthehet pėrshėndetja, atėherė vetėm bėhet ndėrrimi i dy pjesėve pėrbėrėse tė pėrshėndetjes, e qė tingėllon ‘ve alejkum selam’ – edhe mbi ju qoftė selami. Po ashtu edhe kėsaj i mbėshteten edhe dy fjalė tjera kompletuese: “ve rahmetullahi ve berekatuhu”- mėshira e Allahut dhe bereqeti i Tij. Pra, ‘ve alejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu’- edhe mbi ju qoftė selami, mėshira dhe bereqeti i Allahut.
Sipas kėtij konfiguracioni, nė sipėrfaqe i kemi tri fjalė qė e bėjnė madhėshtore ‘selamin’ si pėrshėndetje, ato janė: ‘selami’, ‘rahmeti’ (mėshira e Allahut) dhe ‘bereketi’ (begatitė e Allahut). Qė tė tri fjalėt kanė kuptime tė mėdha dhe tė rėndėsishme pėr jetėn e njeriut – besimtarit. Pėrpos kuptimeve tė ndara qė secila prej tyre i ruan nė vete, kanė edhe njė lidhje shkakore qė e karakterizojnė njėra tjetren.
Nė kėtė rrafsh, ‘selami’ si fjalė e parė, identifikon ‘besimin islam’, sipas njė ajeti kur’anor, ku Allahu i Madhėruar, ‘selamin’ e bėn sinonim tė imanit[3]. Ndėrsa pėrvetėsimi i ‘selamit’ (imanit) nga njė njeri, pa dyshim ėshtė dhurata mė e madhe e mundshme. Ky pėrvetėsim, ėshtė shkak pėr mėshirėn e vėrtetė tė Allahut xh.sh. nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. E kur te njė njeri ekzistojnė kėto dyja imani, me patjetėr se atij njeri i ėshtė dhėnė mirėsi i madhe (bereket).
Postuar me: 2010/6/13 20:00
Create PDF from Post Print
Fillimi
  •  Uzurmishti
      Uzurmishti
Re: Es-selamu Alejkum
#9
Anėtarė me Pėrvojė
Bashkangjitur: 2010/3/12
Nga
Postime: 66
Grupi:
Anėtar
Offline
Pėrkufizimi i formės sė ‘selamit’ si pėrshėndetje

‘Selami’ ėshtė shprehje (pėrshėndetje) unikate pėr tė gjithė pjesėtarėt e Islamit. Ai shprehet nė gjuhėn arabe. Forma e plotė e pėrshėndetjes islame ‘selam’ ėshtė kėshtu: i pari i cili e fillon pėrshėndetjen thotė: ‘es-selamu alejkum’, dhe mund t’ia shtojė pjesėn: ‘ve rahmetullahi’, domethėnė: es-selamu alejkum ve rahmetullahi. Ndėrsa, i dyti qė e kthen pėrshėndetjen, thotė: ‘ve alejkumus- selam ve rahmetull-llah’, dhe sipas mundėsisė i shtohet edhe pjesa ‘ve berekatuhu’. Sepse, mė sė paku, duhet kėthyer pėrshėndetjen e njėjtė, ndėrsa mė sė shumti (e mira e tė mirės) ėshtė qė pėrshėndetja t’i kthehet duke ia kapėrcyer, e kjo bėhet duke ia shtuar nė fund fjalėn ‘ve berekatuhu’.[1] Ky konstatim, ka mbėshtetje nė ajetin kur’anor, ku Allahu i Madhėruar i porositė besimtarėt se:
وَإِذَا حُيِّيتُمْ بِتَحِيَّةٍ فَحَيُّوا بِأَحْسَنَ مِنْهَا أَوْ رُدُّوهَا إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ حَسِيبًا
“Kur pėrshėndeteni me ndonjė pėrshėndetje, ju ktheni pėrshėndetje edhe mė tė mirė, ose kthenie ashtu. Allahu llogarit pėr ēdo send.” (Kur’ani, En-Nisa:86)
Postuar me: 2010/6/13 20:03
Create PDF from Post Print
Fillimi
  •  Uzurmishti
      Uzurmishti
Re: Es-selamu Alejkum
#10
Anėtarė me Pėrvojė
Bashkangjitur: 2010/3/12
Nga
Postime: 66
Grupi:
Anėtar
Offline
Bazat e ‘selamit’ si pėrshėndetje

Ekzistojnė shumė citate nga bazat e fesė, qė ‘selamin’ si pėrshėndetje islame e bėjnė pjesė tė moralit dhe etikės sė lartė tė muslimanit. Ėshtė gabim tė mendohet se ‘selami’ si pėrshėndetje, ėshtė njė novatori apo se ėshtė pėrshėndetje e njė kombi tė caktuar dhe se nuk ka baza nė fe. Pėrkundrazi, pėrshėndetja islame ‘selam’ ka baza tė qarta dhe decidive nė Kur’anin famėlartė dhe nė Sunnetin e Muhamedit s.a.v.s..
Allahu i Madhėruar, nė Kur’an i porositė besimtarėt qė kur tė hyjnė nė ndonjė shtėpi tė huaj, tė marrin leje nga familjarėt dhe nė kontaktin e parė me ndonjėrin prej tyre, t’i pėrshėndesin me ‘selam’:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا لَا تَدْخُلُوا بُيُوتًا غَيْرَ بُيُوتِكُمْ حَتَّى تَسْتَأْنِسُوا وَتُسَلِّمُوا عَلَى أَهْلِهَا ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ
“O ju qė besuat, mos hyni nė shtėpi tė huaja pa kėrkuar leje dhe pa pėrshėndetur njerėzit e saj (me selam). Kjo ėshtė mė mirė pėr ju nė mėnyrė qė tė merrni mėsim” (Kur’ani, En-Nur: 27)
Pejgamberi s.a.v.s. nė njė thėnie tė tij, ndėrsa na mėson rregullat e mirėsjelljes, thotė se dhėnia dhe pranimi i ‘selamit’ konsiderohet prej 5 detyrimeve qė muslimani i ka ndaj muslimanit. Transmeton Seid bin El-Musejjeb se Ebu Hurejra r.a. ka thėnė: e kam dėgjuar Pejgamberi s.a.v.s. duke thėnė:
حَقُّ الْمُسْلِمِ عَلَى الْمُسْلِمِ خَمْسٌ رَدُّ السَّلَامِ وَعِيَادَةُ الْمَرِيضِ وَاتِّبَاعُ الْجَنَائِزِ وَإِجَابَةُ الدَّعْوَةِ وَتَشْمِيتُ الْعَاطِسِ
“Muslimani ndaj muslimanit i ka pesė obligime: kthimin e selamit, viziten e tė sėmurit, faljen e namazit tė xhenazės, pėrgjigjjen ndaj ftesės sė tij dhe lutjen pėr mėshirė nga Allahu kur teshtit.”[4]
Pastaj nė njė hadith tjetėr, Pejgamberi s.a.v.s pėrshėndetjen e ‘selamit’ e llogarit pikėrisht prej atyre elementeve qė ndikojnė drejtpėrdrejt nė nxitjen e dashurisė reciproke te muslimanėt. Nė hadithin qė e transmeton Ebu Hurejra r.a. Resulullahi s.a.v.s. ka thėnė:
لَا تَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ حَتَّى تُؤْمِنُوا وَلَا تُؤْمِنُوا حَتَّى تَحَابُّوا أَوَلَا أَدُلُّكُمْ عَلَى شَيْءٍ إِذَا فَعَلْتُمُوهُ تَحَابَبْتُمْ أَفْشُوا السَّلَامَ بَيْنَكُمْ
“Nuk do tė hyjni nė xhennet derisa tė besoni, dhe nuk do tė besoni derisa tė duheni nė mes veti. A doni t’ju tregoj pėr njė gjė, qė nėse e veproni do tė duheni: jepni selam nė mesin tuaj.”[5] Dhe hadithe tė tjera.
Postuar me: 2010/6/13 20:04
Create PDF from Post Print
Fillimi
  •  Uzurmishti
      Uzurmishti
Re: Es-selamu Alejkum
#11
Anėtarė me Pėrvojė
Bashkangjitur: 2010/3/12
Nga
Postime: 66
Grupi:
Anėtar
Offline
‘Selami’ ėshtė pėrshėndetja pėr Pejgamberin a.s.

Allahu nė Kur’an i ka urdhėruar besimtarėt qė kur ta pėrshėndesin Pejgamberin s.a.v.s, atė ta bėjėn duke i dėrguar ‘salavate’ dhe ‘selame’ (dua):
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا
“…O ju qė keni besuar, madhėroni pra atė (duke rėnė salavatė) dhe pėrshėndeteni me selam.” (Kur’ani, El-Ahzab:56).
Pėrpos kėsaj ‘selami’ ėshtė pėrshėndetje edhe pėr Allahun. Nė njė hadith qė e transmeton Buhariu, Nesaiu dhe tė tjerė nga Abdullah bin Mes’udi r.a., mund tė kuptohet qartė se ‘selami’ si pėrshėndetje ėshtė edhe pėr Allahun, mirėpo Pejgamberi a.s. i ka ndaluar sahabėt qė tė thonė: ‘es-selamu alall-LLahi’ – selami qoftė pėr Allahun, pėr shkak se njėri nga emrat e tij tė bukur me tė cilin e ka emėrtuar Allahu xh.sh. Qenien e Vet ėshtė edhe ‘Es-Selam’. Kjo do tė thotė se Allahu ėshtė vetė “Selami” dhe nuk ka nevojė pėr ‘selam’. Pėr kėtė kanė nevojė krijesat e tij. Nė lidhje me kėtė Ibni Mes’udi r.a. transmeton:
“Para se tė obligohej tesheh-hudi (et-tehijjati), ne kėndonim nė namaz: selami qoftė pėr Allahun, selami qoftė pėr Xhibrilin dhe Mikailin. Pejgambri s.a.v.s. tha: mos thuani kėshtu, sepse Allahu i Madhėruar ėshtė Es-Selami, por thuani: pėrshėndetjet, lutjet dhe gjithė tė mirat i pėrkasin Allahut, ndėrsa selami, rahmeti dhe bekimi i Allahut qoftė mbi ty o i Dėrguari i Allahut. Selami qoftė mbi ne dhe mbi tė gjithė robėrit e mirė tė Allahut. Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrpos Allahut dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.”
Postuar me: 2010/6/13 20:06
Create PDF from Post Print
Fillimi
  •  Uzurmishti
      Uzurmishti
Re: Es-selamu Alejkum
#12
Anėtarė me Pėrvojė
Bashkangjitur: 2010/3/12
Nga
Postime: 66
Grupi:
Anėtar
Offline
Umeti islam dhe pėrshėndetja ‘es-selamu alejkum’

Secili popull ka veēoritė dhe identitetin e vet. Umeti i Muhamedit a.s. pa marrė parasysh largėsitė teritoriale dhe tė kufijve apo dallimet e tjera, ėshtė njė dhe unikat nė pikėpamjet e fesė, sepse ka njė besim, njė moral fetar, andaj edhe e ka pėrshėndetjen e vet tė vaēant qė njihet me emėrtimin ‘selam’. Me kėtė, dėshiroj tė potencoj se pėrshėndetja islame ‘es-selamu alejkum’ nuk ėshtė pronė e asnjė populli apo kombi. Ndonėse ėshtė nė gjuhėn arabe, ajo nuk ėshtė e arbėve nė mėnyrė tė vaēant. Nė tė vėrtetė aq sa kanė tė drejtė arabėt, qė tė pretendojnė se ajo ėshtė pėrshėndetja e tyre, po aq ka tė drejtė ēdo komb tjetėr, pjesėtar i fesė islame, qė tė thotė se ajo ėshtė e tyre. Sepse ‘selami’ ėshtė ‘gjuha’ e fesė islame dhe me tė mund tė komunikojnė dhe duhet tė komunikojnė tė gjithė ata qė Islamin e njohin pėr besim tė tyre dhe fe tė tyre.
Le ta themi edhe kėtė, se kombi arab ka pėrshėndetjet e veta eskluzive, sikurse ēdo komb tjetėr, p. sh. Mirėmėngjes (sabahul hajr), mirėdita (neharukum se’idun), mirėmbrėma (lejletukum se’idetun), mirupafshim (ilel-likai) etj. Tė njėjtat pėrshėndetje i kemi edhe ne si komb shqiptar. Pa dyshim edhe kėto konsiderohen pėrshėndetje, porse nė krahasim me pėrshėndetjen e ‘selamit’ nuk krahasohen dot, sikurse do ta shohim mė poshtė kur tė vijmė te njėsia ‘domethėnia besimore e pėrshėndetjes’.
Pretendimi paradoksal se pėrshėndetja islame e ‘selamit’ ėshtė e ndonjė kombi tė caktuar, ėshtė e barbartė sikur tė themi se Kur’ani ėshtė i ndonjė kombi tė caktuar apo saktėsisht, i arabėve pėrse ka zbritur nė gjuhėn arabe, apo edhe mė paradoksalisht tė themi se feja islame ėshtė e kombit arab, pėr shkak se Kur’ani ėshtė nė gjuhėn arabe dhe se Pejgamberi ėshtė nga gjiri i tyre. Kjo nuk qėndron absolutisht. Madje pohimi i kėtillė, tregon cekshmėrinė e njohurive nė raport me njohjen e fesė islame. Kėmbėngulėsia nė kėtė paraqet njė gabim sa tė panevojshėm aq tė pajustifikueshėm.
Definitivisht, pėrshėndetja islame, ‘selam’ ėshtė e tė gjithė muslimanėve pa dallim ngjyre, kombi, fisi apo gjinie, pėr arsyen e vetme, sepse ėshtė pėrshėndetje fetare dhe buron nga Kur’ani dhe Sunneti i Resulullahit s.a.v.s.
Postuar me: 2010/6/13 20:06
Create PDF from Post Print
Fillimi
  •  Uzurmishti
      Uzurmishti
Re: Es-selamu Alejkum
#13
Anėtarė me Pėrvojė
Bashkangjitur: 2010/3/12
Nga
Postime: 66
Grupi:
Anėtar
Offline
Me ‘selam’ tė gjallėt i pėrshėndetin tė vdekurit

Nga praktika profetike, transmetohet se Pejgamberi a.s. pėrpos qė selamin ua ka dhėnė tė gjallėve, atė ua ka dhėnė edhe tė vdekurve, sa herė, qė ka kaluar pranė varrezave, apo kur i ka pėrkujtuar ata.
Transmetohet nga Sulejman bin Burejdete, e ky nga babai i tij r.a. se Resulullahi s.a.v.s. i mėsonte sahabėt, qė kur tė kalojnė pranė varrezave, tė kėndojnė kėtė lutje:
السَّلَامُ عَلَيْكُمْ أَهْلَ الدِّيَارِ مِنْ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُسْلِمِينَ وَإِنَّا إِنْ شَاءَ اللَّهُ بِكُمْ لَاحِقُونَ نَسْأَلُ اللَّهَ لَنَا وَلَكُمْ الْعَافِيَةَ
“Es-selamu alejkum (shpėtimi qoftė mbi ju) o ju banorė tė kėtyre varrezave, besimtarė dhe muslimanė, nė dashtė Allahu edhe ne do tė vijmė tek ju. Kėrkojmė falje te Allahu pėr ne dhe pėr ju.”
Postuar me: 2010/6/13 20:07
Create PDF from Post Print
Fillimi
  •  Uzurmishti
      Uzurmishti
Re: Es-selamu Alejkum
#14
Anėtarė me Pėrvojė
Bashkangjitur: 2010/3/12
Nga
Postime: 66
Grupi:
Anėtar
Offline
‘Selami’ ėshtė pėrshėndetja e banorėve tė xhennetit

Pėrshėndetja islame ‘selam’, pėrpos qė ėshtė pėrshėndetje e muslimanėve nė kėtė botė, ajo ėshtė pėrshėndetje edhe e banorėve tė xhennetit. Nė dhjetėra vende nė Kur’an, Allahu ka vėrtetuar se banorėt e xhenetit, do tė pėrshėndeten me ‘selam’. Engjėjt do t’u thonė:
سَلَامٌ عَلَيْكُمْ بِمَا صَبَرْتُمْ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ
“selamun alejkum, me durimin tuaj gjetėt shpėtimin, sa pėrfundim i lavdishėm ėshtė ky vend” (Kur’ani, Er-Rra’d:24). Pastaj ajeti:
الَّذِينَ تَتَوَفَّاهُمُ الْمَلَائِكَةُ طَيِّبِينَ يَقُولُونَ سَلَامٌ عَلَيْكُمُ ادْخُلُوا الْجَنَّةَ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ
“Tė cilėve duke qenė tė pastėr, engjėjt ua marrin shpirtin, duke u thėnė: ‘selamun alejkum’- gjetėt shpėtimin, hyni nė xhennet pėr hirė tė asaj qė vepruat”.(Kur’ani, En-Nahl:32).[11]
Po ashtu, kėtė e vėrtetojnė edhe shumė hadithe tė Pejgamberit a.s.. Nė njė hadith Resulullahi s.a.v.s. thotė:
اعْبُدُوا الرَّحْمَنَ وَأَطْعِمُوا الطَّعَامَ وَأَفْشُوا السَّلَامَ تَدْخُلُوا الْجَنَّةَ بِسَلَامٍ
“Adhurojeni tė Gjithėmėshirshmin, jepni ushqim dhe jepni selam, do tė hyjni nė xhennet me selam.”
Postuar me: 2010/6/13 20:07
Create PDF from Post Print
Fillimi
  •  Uzurmishti
      Uzurmishti
Re: Es-selamu Alejkum
#15
Anėtarė me Pėrvojė
Bashkangjitur: 2010/3/12
Nga
Postime: 66
Grupi:
Anėtar
Offline
Domethėnia besimore e ‘selamit’ dhe epėrsia e tij
mbi ēdo pėrshėndetje tjetėr

Deri kėtu, pėrgjithėsisht i kemi pa specifikat e pėrshėndetjes islame ‘es-selamu alejkum’. Kemi vėrejtur se, ‘selami’ si fjalė ėshtė thėnie e Allahut tė Madhėruar; se ai ka domethėnie tė gjerė dhe shumė pėrmbajtėsore; se ‘selami’ ėshtė pėrshėndetja e parė e njeriut tė parė Ademit a.s.; se ‘selami’ ėshtė pėrshėndetja e melekėve qė i kanė bėrė Ibrahimit a.s.; se ‘selami’ ėshtė pėrshėndetja pėr Pejgamberin a.s.; se ‘selami’ ėshtė pėrshėndetja pėr tė vdekurit, se ‘selami’ ėshtė pėrshėndetja e banorėve tė xhennetit; se ‘selami’…, me njė fjalė dhe mbi tė gjitha ėshtė ashtu sikurse thotė Allahu i Madhėruar nė njėrin prej ajeteve qė e kemi cituar mė lartė: ‘ėshtė njė pėrshėndetje e caktuar nga Allahu, e qė ėshtė e bekuar dhe e kėndshme.'
Nuk janė vetėm kėto veēoritė e ‘selamit’ si pėrshėndetje. Jo, ato janė akoma mė shumė qė ne, disa mund t’i identifikojmė e disa nuk mund t’i dimė. Njė ėshtė me rėndėsi se pėrshėndetja islame ‘es-selamu alejkum’ ėshtė unikate, e veēantė, me vlerė tė pazėvendėsueshme dhe e pa krahasuar me asnjė pėrshėndetje tjetėr nga formulimet njerėzore. Le tė pyesim, cilat janė ato vlera besimore (akaidore) qė ‘selamin’ si pėrshėndetje e bėjnė tė veēantė dhe atraktive? Prej vlerave besimore mė kryesore janė tri sosh:
1. ‘Selami’ ėshtė reflektim i besimit stabil nė Allahun e Madhėruar. Fakti se ‘selami’ ėshtė veēanti e muslimanėve dhe me tė nuk lejohet t’i pėrshėndetim jo muslimanėt, tregon se e vėrteta e tij, mbi tė gjitha, ėshtė njė e vėrtetė besimore. Pranimi i konceptit tė ‘selamit’ si pėrshėndetje, ėshtė njėkohėsisht edhe pranim i besimit islam dhe, e kundėrta, refuzimi i tij, ėshtė refuzim i njė vlere qė ka rėndėsi fetare dhe besimore.
Pėr asnjė pėrshėndetje tjetėr, Allahu nuk ka thėnė se ėshtė pėrshėndetje prej Tij, pėrpos pėr ‘selamin’. Po ashtu pėr asnjė pėrshėndetje tjetėr Allahu i Madhėruar nuk ka deklaruar se ka ndonjė vlerė, pėrpos pėr ‘selamin’, tė cilin e ka cilėsuar si pėrshėndetje tė ‘bekuar’ (mubareketen) dhe tė ‘kėndshme’ (taj-jibeten) (En-Nur:61). A ka dėshmi mė tė madhe pėr muslimanin, pėr tė vėrtetuar epėrsinė e njė vlere kundrejtė tė tjerave se sa dėshmia e Allahut tė Madhėruar? Pa dyshim se nuk ka. Allahu i ka ditur dhe i dinė dhe do t’i dijė tė gjithė pėrshėndetjet e karakterit njerėzor, por ‘selamin’ e ka bėrė tė jetė pėrshėndetja e Tij, jo vetėm pėr kėtė botė, por edhe pėr banorėt e xhennetit, qė ėshtė edhe njė dėshmi shtesė pėr mirėsinė e ‘selamit’. Sepse gjithēka qė i atribuohet xhennetit, vlera e saj ėshtė jashtė ēdo krahasimi. Cila prej pėrshėndetjeve njerėzore i ka kėto begati? Sigurisht se asnjėra.
2. ‘Selami’ ėshtė fjalė e Kur’anit dhe e Sunnetit. Mė lartė kemi pėrmendur ajetet, tė cilat citojnė tekstualisht se ‘es-selamu alejkum’ ėshtė pjesė e citateve kur’anore. Funksionalizimi i ‘selamit’, nė raportet ndėrshoqėrore gjithėsesi e ka kėtė frymė, pra, atė tė respektimit tė njė urdhėri dhe fjale tė Kur’anit dhe Sunnetit tė Pejgamberit s.v.a.s., pėr dallim prej tė gjitha pėrshėndetjeve tjera tė llojit njerėzor, qė nuk e kanė synimin e tillė. Ndėrsa ėshtė fare e qartė se citimi i njė fjale tė Kur’anit, nė kuptim tė funksionalizimit tė urdhėrit tė Kur’anit dhe respektimit tė tij, konsiderohet vepėr e lavdėruar te Allahu i Madhėruar dhe e shpėrblyer.Po kėshtu ėshtė edhe me aplikimin e njė dispozite nga Hadithi i Pejgamberit s.a.v.s.. Nė njė hadith, qė e transmeton Imam Termidhiju nga Ibni Mes’udi r.a., Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ مَنْ قَرَأَ حَرْفًا مِنْ كِتَابِ اللَّهِ فَلَهُ بِهِ حَسَنَةٌ وَالْحَسَنَةُ بِعَشْرِ أَمْثَالِهَا لَا أَقُولُ الم حَرْفٌ وَلَكِنْ أَلِفٌ حَرْفٌ وَلَامٌ حَرْفٌ وَمِيمٌ حَرْفٌ
”Kush e lexon njė shkronjė nga Libri i Allahut, atij pėr kėtė i takon njė e mirė, ndėrsa kjo e mira ėshtė me dhjetėfishin e saj. Nuk them: elif lam mim se janė njė shkronjė, porse elif ėshtė njė shkronjė, lam njė shkronjė, mim njė shkronjė”.
Me rastin e ‘selamit’, ėshtė evident fakti se ai ėshtė njė sintagmė kur’anore qė ka pjesėn e vet tė pamohueshme nė kėtė hadith tė Pejgamberit a.s.. Sipas kėsaj, pėrshėndetja ‘es-selamu alejkum’ si fjalė e gjuhės arabe i ka tetė shkronja (s,l,m – a,l,j,k,m), qė nga dhjetė sevape japin shumėn prej tetėdhjetė sevapeve, e kur kėsaj ia shtojmė edhe sevapet qė pasojnė nga respektimi i njė norme kur’anore, pėrfundojmė se shpėrblimi pėr dhėnie-marrjen e ‘selamit’ ėshtė shumė i madh.
Nė kuadėr tė kėsaj, ‘selami’ si njė sintagmė kur’anore, ka edhe njė vlerė tjetėr. Imam Ebu Hanife r.a. rreth ajeteve tė Kur’anit thotė: “Tė gjitha citatet (ajetet) e Kur’anit nė kuptimin e tyre si fjalė (e Allahut) janė tė barabartė si nė vlerė (nė kontekst tė shprehjes) ashtu edhe nė madhėri (nė kontekst tė domethėnies). Pėrveē disa ajeteve tė cilat pėrpos qė e kanė vlerėn e vet si fjalė e Allahut, ato e kanė edhe vlerėn pėr shkak tė karakteristikės sė pėrmbajtjes.”
E ‘selami’, pa dyshim se i ka kėto vlera, sepse pėrveē tjerash ai ėshtė edhe njė prej emrave tė Allahut e, emrat e Allahut, padallim, pa dyshim kanė domethėnie tė madhe.
3. ‘Selami’ ėshtė lutje pėr atė, tė cilit i drejtohet ai. Argumenti qė e vėrteton se ‘selami’ ka karakter tė lutjes, ėshtė rregulli besimor se me kėtė pėrshėndetje nuk lejohet qė tė pėrshėndeten jomuslimanėt. Kjo sepse, ‘selami’ si domethėnie, bartė njė uratė tė madhe dhe lutje qė konsiston shpėtimin, sigurinė, paqėn nga tė kėqiat etj., cilėsi kėto qė, Allahu i ka bėrė meritė pėr ata tė cilėt e besojnė Atė. Mbi kėto parime, Allahu i ka ndaluar muslimanėt qė tė lutėn pėr jo muslimanėt dhe, as mos t’i pėrshėndesin me ‘selam’. Kurorė e kėsaj ėshtė praktika e Pejgamberit s.a.v.s., i cili pėrshkak tė mosbesimit tė xhaxhait tė tij Ebu Talibit, nuk kishte bėrė lutje pėr tė.
Le ta zėmė se edhe pėrshėndetjet e karakterit njerėzor kanė karakter tė lutjes pėr atė, tė cilit i drejtohet. P.sh. nėse i themi “mirėmėngjes”, me kėtė bashkėbiseduesit po i urojmė njė mėngjes tė mirė. Ngjashmėrisht ėshtė edhe me uratat tjera si: mirėditė, mirėmbrėma, tungjatjeta, mirupafshim, etj. Tė gjitha kėto, janė njė lloj urate nė vete. Mirėpo, cili ėshtė perimetri, qė karakterin e ‘selamit’ si lutje ndaj besimtarit, e bėnė tė veēantė, nga karakteri i pėrshėndetjeve tjera tė llojit njerėzor?
Kėsaj pyetje i pėrgjigjemi kėshtu: ‘selami’ si lutje ėshtė i pakrahasuar me asnjė pėrshėndetje tjetėr, sepse, kur muslimanin e pėrshėndesim me ‘selam’, atė e kemi uruar, apo pėr tė jemi lutur me njė domethėnie shumė dimensionale qė pėrfshinė: paqen, sigurinė, shpėtimin dhe tė tjerat me radhė, dhe tė gjitha kėto domethėnie qė i inkorporon ‘selami’ i adresojmė te Ai, i cili ka mundėsi qė t’i plotėsojė tė gjitha kėto tė mira, e Ai ėshtė Allahu i Madhėruar. Pra, nėpėrmjet ‘selamit’ bėjmė njė lutje dhe kėtė lutje nė tė njėjtėn kohė e drejtojmė te Allahu qė t’i dhurojė shėndet, atij tė cilin po e pėrshėndesim. Ky ėshtė qėllimi i ‘selamit’ dhe ēdo vepėr qė e bėn besimtari atė e drejton te Allahu, si Dhurues i vetėm i tė gjitha tė mirave, qė njeriu i gėzon.
Pėr dallim prej pėrshėndetjeve tjera tė karakterti njerėzor, tė cilat pėrpos qė kanė njė domethėnie shumė tė lokalizuar, kanė karakter formal. Sepse, ta urosh dikend me pėrshėndetjen ‘mirėdita’ apo ‘mirėmbrėma’, kjo do tė thotė qė me kėtė uratė, t’i shprehish njė admirim personal, por pa e adresuar te Ai i Cili ka mundėsi qė kėtė ‘mirėditė’ apo ‘mirėmbrėma’ ta shndėrrojė nė realitet.
Prandaj pėr kėto arsye dhe tė tjera, pėrshėndetja ‘es-selamu alejkum’, ėshtė unikate dhe e pakrahasueshme me asnjė pėrshėndetje tė karakterit njerėzor.
Postuar me: 2010/6/13 20:09
Create PDF from Post Print
Fillimi
 Fillimi   Tema e meparshme   Tema e ardheshme
12>

 


 Ti nuk mund te fillosh teme te re.
 Ti mund te lexosh temat.
 Ti nuk mund replikosh.
 Ti nuk mund ndryshosh postimin tend.
 Ti nuk mund te fshish postimin tend.
 Ti nuk mund te krijosh sondazh.
 Ti nuk mund votosh ne sondazh.
 Ti nuk mund bashkangjesesh datoteke.
 Ti nuk mund postosh pa aprovim.

© 2007-2010 ForumiRinor.net - Rinia, Forca e njė Kombi™ | Developed by: Just5 Studio